Zyra e BE-së në Kosovë kërkon drejtësi për Masakrën e Reçakut

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, derisa ka kërkuar drejtësi për 45 civilët e vrarë në janar të vitit 1999.

Gjithashtu, ka theksuar edhe rëndësinë e ndëshkimit të autorëve për kryerjen e një prej krimeve më të tmershme të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Bashkimi Evropian qëndron pranë familjeve dhe popullit të Kosovës në nderim të viktimave, jetët e të cilëve u prenë në mes në mënyrë brutale para 27 vjetësh – drejtësia duhet të vihet në vend, ndërsa autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës”.

Masakra e Reçakut është një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. /Albanianpost.com

Read Previous

​Totaj: Lëndët nga kontratat kolektive mbeten sfida kryesore e Gjykatës së Apelit

Read Next

E vërteta pas lajmeve për “ngrirjen” e vizave amerikane për kosovarët