ZRRE shtyn vendimin për largimin e konsumatorëve nga shërbimi universal

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se, në kuadër të rregullimit të tregut të energjisë elektrike, është duke zhvilluar një shqyrtim të detajuar dhe vlerësim të kostove të ndërmarrjeve të rregulluara.

Sipas njoftimit  të  ZRREsë, për shkak të nevojës për analizë më të thelluar të të dhënave, procesi i vendimmarrjes është shtyrë. Si rrjedhojë, largimi i konsumatorëve nga shërbimi universal është shtyrë deri më datë 1 maj 2026.

Megjithatë, ZRRE ka bërë të ditur se kjo shtyrje nuk i pengon konsumatorët e kualifikuar që të dalin në tregun e hapur të energjisë.

“Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara”, thuhet në  njoftim.

ZRRE thekson se do të vazhdojë monitorimin e këtij procesi dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri. /RTKlive

Read Previous

Raporti i BIRN-it: Mijëra artikuj për Kosovën të financuar nga Rusia

Read Next

Plani për çarmatimin e Hamasit – shkatërrohen tunelet, dorëzohen armët