Zogu hedh peshkun në xhamin e përparmë të kamionit (VIDEO)

Kamera e një shoferi të kamionit kapi një ngjarje të pazakontë në një autostradë të Karolinës së Veriut kur një zog që kaloi sipër tij lëshoi një peshk në xhamin e automjetit.

Videoja e shpërndarë nga Ward Transport, shfaq një nga automjetet e kompanisë që udhëton në autostradën Charlotte, kur një zog shfaqet duke fluturuar në drejtim të kundërt me një peshk.

Zogu e lëshon peshkun, i cili godet xhamin e përparmë të kamionit, duke e lënë vendin të lagur.

“Njëri prej shoferëve tanë e vërtetoi se kur i jepni kamionit, duhet të jeni të përgatitur për gjithçka”, shkroi Ward Transport në Twitter.

Nga kompania thanë se kamioni nuk u dëmtua dhe se shoferi është i palënduar. /KlanKosova/

Read Previous

Këngëtarja thyen rekordin botëror për notën më të ulët të kënduar (VIDEO)

Read Next

Jeton Vorfi: “Art design” e mbylli aktivitetin në 2015-ën, arritëm këtu me forcat tona