Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Policia raporton për rastin

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”.

“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Telegrafi/

Read Previous

BE e shqetësuar për ngjarjet në Veri: Veprimet e të dyja palëve çojnë në këtë situatë

Read Next

Ministrja Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit