Zgjerimi i mbështetjes për Luginën, Kurti takohet me Kamberin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë komunash në Preshevë e Bujanoc, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bëri të ditur se bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon.

“Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës,  thuhet në komunikatën më 09.05.2024.

Në këtë komunikatë theksohet se Qeveria tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Kosovës përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar”, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/

Read Previous

Kastrati: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milionë banorë rezidentë

Read Next

Drejtori i Policisë raporton sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes