Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance mori pjesë në një seancë stërvitore 90-minutëshe me Navy SEAL-s në një plazh të Kalifornisë si pjesë e vizitës së tij në një bazë ushtarake.
Seanca stërvitore, përfshinte vrapime në rërë, ngjitje me litar dhe aktivitete që janë një pjesë kyçe e stërvitjes fizike të njësisë elitë.
Vance, një veteran i Marinës, tha se ushtarët ishin të kujdesshëm që të mos e shtynin shumë, por përvoja rezultoi të ishte shumë e lodhshme.
Në një postim në llogarinë e tij personale në Platformën X, ai shkroi: “Sapo mbarova stërvitjen me Navy SEAL-s për 90 minuta. Ata e morën me qetësi, por unë ende ndihem sikur më goditi një tren. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ushtarët tanë që na mbajnë të sigurt dhe ruajnë standardet më të larta në të gjithë botën”. /GazetaSinjali/