Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se thirrja e presidentit të SHBA-së Donald Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalen në vijat aktuale të frontit ishte “një kompromis i mirë”.
Por Zelensky, i cili po viziton vendet nordike, tha se dyshon që presidenti rus, Vladimir Putin do ta mbështeste atë.
Kreu i shtetit amerikan, ditë më parë e bëri deklaratën e fortë përmes së cilës kërkoi që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të ndalet menjëherë në vijat aktuale të frontit.