Zelensky: Të ndalojmë luftën për të parandaluar krizën globale ushqimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për të ndaluar luftën duke thëne se konflikti me Rusinë po pengon furnizimin e botës me ushqime.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Zelensky tha se bota ndodhet në prag të krizës ushqimore, për këtë arsye duhet që luftës me Rusinë t’i vijë fundi, shkruan BBC.

Ndër të tjera Zelensky tha se një ndër temat e diskutimit me shefin e OKB-së ishte çështja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportin e ushqimeve, për të shmangur një krizë globale ushqimore.

/abcnews.al/

Read Previous

Biden: Putin nuk do të ketë kurrë sukses të dominojë Ukrainën

Read Next

​Ardita Sinani e konfirmon: Shaip Kamberi u rimandatua si deputet në Kuvendin e Serbisë