Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, deklaroi se është i gatshëm t’i bashkohet samitit të paralajmëruar në Budapest mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin, duke theksuar se është e nevojshme të ushtrohet më shumë presion mbi Kremlinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas bisedimeve me Putinin, Trump njoftoi një raund të dytë bisedimesh paqeje në Budapest, ndërsa Zelensky, në një intervistë për televizionin amerikan NBC, konfirmoi se është i gatshëm të marrë pjesë në atë samit.

“Nëse vërtet duam paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të dyja palët duhet të jenë të përfshira. Si mund të arrihet një marrëveshje për ne, pa ne?”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky tha gjithashtu se është “pozitive që Trump nuk tha ‘jo’” për sa i përket furnizimit të Ukrainës me raketat amerikane Tomahawk, por shtoi se presidenti amerikan “deri tani nuk ka thënë as ‘po’”.

Read Previous

Bashkimi Evropian synon lehtësimin e rregullave të anëtarësimit

Read Next

​Kur do të rikthehet në fushë Edon Zhegrova?