Zelensky flet para parlamentit të Koresë së Jugut: Rusia nuk po kërcënon vetëm Ukrainën por të gjithë Europën

Dhjetëra mijëra njerëz ka të ngjarë të jenë vrarë në sulmin rus në Mariupol, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky para parlamentit të Koresë së Jugut, shkruan The Guardian.

“Mariupol është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur, por pavarësisht  kësaj, rusët nuk po ndalojnë ofensivën e tyre”, tha presidenti ukrainas.

Presidenti ukrainas tha se Rusia nuk po kërcënon vetëm Ukrainën por edhe Europën dhe se ka shkatërruar infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke përfshirë të paktën 300 spitale.

“Dhjetëra mijëra ushtarë rusë po grumbullohen për ofensivën e radhës dhe ne kemi nevojë për më shumë  ndihma që ti mbijetojmë luftës,” theksoi Zelensky.

/abcnews.al

Read Previous

A mund të kryhen vrasje në “Metaverse”? Ja çfarë thonë ekspertët për realitetin e ri virtual

Read Next

​Di Marzio me artikull special për Zhegrovën: “Messi i Kosovës u zbulua nga Milani në Prishtinë”