GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se gjatë një bisede të shtunën me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Ai ka theksuar se dy vendet kanë interes për të ndërtuar marrëdhënie të forta dypalëshe.
Zelensky ka thënë se për të ka qenë e rëndësishme që të dëgjojë se Sllovakia e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE si dhe se është e gatshme që ta ndajë përvojën e saj nga procesi i integrimit.
Zelensky e ka falënderuar liderin sllovak për hapat e ndërmarrë në zhbllokimin e një pakete mbështetëse të BE-së për Ukrainën, si dhe për miratimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë.
Komentet e tij janë bërë disa muaj pas bllokadës politike mes Ukrainës dhe dy fqinjëve të saj, Sllovakisë e Hungarisë./koha.net