Zbulohet oferta e Mallorcas për transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka bindur drejtuesit e Mallorcas me performancat e tij në La Liga.

Muriqi realizoi 5 gola dhe 3 asistime duke qenë vendimtar në mbijetesën e Mallorcas në La Liga.

Pasi ndihmoi ekipin spanjoll ai fitoi zemrat e tifozëve vendas duke bërë kështu që Mallorca të bëjë ofertë për të siguruar shërbimet e kosovarit në mënyrë permanente.

Mallorca ka ofruar 10 milionë euro për të në drejtim të Lazios, kurse këta të fundit po kërkojnë 12 milionë euro.

Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe skuadrat turke, Fenerbahce dhe Galatasaray.

/GazetaBlicSport/

Read Previous

​11 milionë euro në vit shpenzimet e efekteve anësore të ndotësve të ajrit në Kosovë

Read Next

Konferenca e Paqes në Paris dhe rrëfimi i Parashqevi Qiriazit mbi mizoritë e grekëve në Korçë dhe zonën përreth