Zbulohen fanellat e disa skuadrave evropiane për sezonin 2023/24

Edicioni 2022/23 nuk do të përfundojë deri në qershor, por shumica e klubeve tashmë kanë punuar në dizajnin e fanellave të tyre për sezonin e ardhshëm.

Në bashkëpunim me Adidas, Real Madridi pritet të nxjerrë fanellën e sezonit të ardhshëm si vendas gjatë verës, por fotografitë e dizajnit të mundshëm të fanellës tashmë janë zbuluar.

Footy Headlines zbuloi të dielën se Los Blancos do t’i rikthehen dizajnit të tyre tradicional duke rivendosur ngjyrën e artë në fanellën si vendas pas disa vitesh duke eksperimentuar me nuanca të tjera të ngjyrave.

Nuk është për t’u habitur që fanella është tërësisht e bardhë me disa detaje në ngjyrë të artë dhe të zezë në mëngët dhe jakën, ndërsa Adidas po heq dizajnin polo.

Footy Headlines shpjegon gjithashtu se fanella e re do t’i ngjajë asaj të sezonit 2011/12. Në atë edicion, Real Madrid arriti shifrën e 100 pikëve nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Platforma e lartpërmendur ndau edhe fanella të tjera të zbuluara, si fanellat e dyta dhe të treta të Liverpoolit.

Ndërkohë, fotografitë zbulojnë se Puma ka dizajnuar tashmë edhe ato të Borussia Dortmund në ngjyrën jeshile dhe të zezë, ndërsa lojtarët e Schalke 04 mund të veshin fanellat me vijat tradicionale bardheblu dhe Wolverhampton Wanderers mund të veshin një fanellë të dytë tërësisht të zezë si mysafir. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA pret që të shtunën në Ohër të arrihet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Read Next

Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë