Zbulohen eshtra në Brekoc, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në rrjetin social Facebook ka njoftuar se gjatë gërmimeve të kryera në Brekoc të Gjakovës, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.

Sipas njoftimit, gjetja është bërë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës, pas një rikthimi në këtë lokacion për gërmime shtesë dhe vlerësim të terrenit

“Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra. Pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t’i informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin”, thuhet në njoftim.Komisioni thekson përkushtimin për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend.

Read Previous

Cana e Januzaj prej ish-lojtarëve të Sunderlandit

Read Next

Osmani: Administrata Trump konfirmoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën