Zbardhet lista e Dardaneve të reja për Kampionatin Mesdhetar në hendboll

Shtabi teknik i Kombëtares U16 (vajzat), i përbërë nga kryetrajnerja Valbona Hasani dhe trajneret Mimoza Sefedini e Fatmire Basholli, ka shpallur listën e lojtareve që do të grumbullohen për Kampionatin Mesdhetar.

Në ekipin e zgjeruar janë ftuar 20 hendbolliste, duke përfshirë pesë që janë nga klube evropiane.

Ndërkohë në Kampionatin Mesdhetar do të paraqiten 16 hendbolliste. Ekipi final do të përzgjidhet para udhëtimit për në Podgoricë të Malit të Zi.

Grumbullimi bëhet më 19 shkurt, ndërsa Kombëtaren U16 e pret garë e fortë në Mesdhetar. Udhëtimi për në Mal të Zi është më 25 shkurt, derisa Kampionati Mesdhetar mbahet deri më 3 mars.

Pos Kombëtares sonë dhe Malit të Zi do të marrin pjesë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia. 

Read Previous

Protestat e fermerëve shtrihen deri në Indi, bllokohen rrugët e Delhi

Read Next

Drejtoi makinën me 151 km/h, dënohet shoferi me 300 euro dhe 3 muaj heqje e patentë-shoferit