Xhudistja Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në ‘Kampionatin Evropian’ për junior në Luksemburg

Xhudistja Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior në Luksemburg.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës:

Bravo Erza, medaliste e bronztë e Evropës për junior.

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit.

Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.

Urime Erzës dhe Federës së Xhudos së Kosovës./KultPlus.com

Read Previous

Nis gjyqi i madh kundër terroristëve të Shtetit Islamik

Read Next

Kuvendi i Kosovës pritet të rinisë punën, të hënën mblidhet kryesia