Xhaçka: Gjuha shqipe do njihet në shkollat në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se gjuha shqipe do njihet në shkollat në Greqi.

Ajo u shpreh se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek Dendias diskutuan mjaft çështje me interes për emigrantët.

“Çdo vend ka rregulla, për emigrantët dhe ata që aspirojnë që të jetojnë në atë vend. Diskutuam për të drejtat e atyre që janë integruar aty, ky kujdes ishte pjesë e diskutimeve tona, për të ofruar lehtësira në shërbimet konsullore, për të drejtat e fëmijëve që të mësojnë shqipen në sistemin arsimor të Greqisë, kemi folur dhe për tema të tjera të lidhura emocionalisht. Kemi folur dhe për të zgjidhur tematika të kaluara, atje është një komunitet me mbi 600 mijë shqiptarë. Interesat e tyre janë në vëmendje”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, këtë javë po shënohet edhe Java e Kulturës Greke në Shqipëri. /KultPlus.com

Read Previous

Turqia, në bisedime me Rusinë dhe Ukrainën për eksportin e drithërave

Read Next

Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit në Kosovë