Vritet një shqiptar në Itali, plagosen dy të tjerë

Një sherr masiv në Itali i ka marrë jetën një shqiptari, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Padova në një lagje në periferi të qytetit pasditen e sotme. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin duke u goditur me thika.

Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.

Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Identiteti i asnjë prej të treve nuk është bërë i ditur.

Policia italiane shkoi në vendngjarje për të mbledhur prova dhe po heton këtë krim./TV Klan

Read Previous

Netflix shton afro 6 milionë abonentë të rinj pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimit

Read Next

Shembet ura në qytetin Patras të Greqisë, një i vdekur dhe tetë të lënduar