Ngjarja e sotme në Pejë, Hoxha: Nga 2021 s’ka pasur raportime për dhunë në familje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje të reja për vrasjen  makabre në Pejë. Atje një grua u vra e dorasi dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se që nga viti 2021 nuk ka pasur raste të raportuara në polici nga kjo familje për dhunë në familje.

“Ajo çfarë ne dimë është që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici  për dhunë në familje në këtë familje. Ne po i analizojmë raportet tona”, tha Hoxha.

Ai tutje tha se do të hetojnë edhe nëse policët e kanë kryer punën si duhet dhe rreth mundësisë që ky rast mund të jetë neglizhuar më parë. /Express/

Read Previous

Bislimi priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman

Read Next

Digjet ndërtesa 400 vjeçare në Danimarkë! Ministri: Ky është Notre-Dame ynë