Digjet ndërtesa 400 vjeçare në Danimarkë! Ministri: Ky është Notre-Dame ynë

Danimarka humbet një pjesë të historisë. Një zjarr i madh mbuloi ndërtesën e Bursës së Vjetër të Kopenhagenit, një nga ndërtesat më të njohura të kryeqytetit danez, duke përfshirë majën e saj e cila u shemb mbi çati. Video nga vendi i ngjarjes tregon njerëzit të cilët mbanin piktura të mëdha larg ndërtesës për të shpëtuar artefaktet historike nga flakët.

Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar. Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt tha se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishin përfshirë në flakë.

“Ky është Notre-Dame jonë”, shkroi Ministri i Mbrojtjes daneze në X, duke e krahasuar atë me zjarrin që përfshiu çatinë dhe majën e katedrales në qendër të Parisit në vitin 2019.Ndërtesa historike, maja e së cilës kishte formën e bishtave e katër dragonjve të ndërthurur, ishte në rikonstruksion kur shpërtheu zjarri. Skelat përreth ndërtesës e bënë më të vështirë për shërbimet e urgjencës ndalimin e zjarrit, ndërsa çatia prej bakri ruante nxehtësinë, tha departamenti i zjarrfikësve të Kopenhagenit.

Nuk janë akoma të qarta faktet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Policia e Kopenhagenit u kërkoi njerëzve që të shmangin drejtimin e automjeteve në pjesën e brendshme të qytetit. Dhoma Daneze e Tregtisë, e cila e ka pronësinë e ndërtesës që nga viti 1857, ka punuar për ta rikthyer atë në stilin e mbretit të Danimarkës Christian IV, i cili e kishte ndërtuar ndërtesën në shekullin e 17-të./Express

Read Previous

Ngjarja e sotme në Pejë, Hoxha: Nga 2021 s’ka pasur raportime për dhunë në familje

Read Next

​Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit