Vrasja në Lipjan, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 në Lipjan ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhet në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Tutje sipas raportit, viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në raportin e policisë, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është në procedurë hetimore. 

/Telegrafi/

Read Previous

Aksidentohet rëndë një autobus polak në Kroaci, raporohet për të paktën 11 të vdekur

Read Next

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit