Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është informuar për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit, Andriy Parubiyt, i cili u qëllua për vdekje nga një shpërndarës ushqimesh.
Forcat e rendit janë në kërkim të autorit të sulmit dhe po punojnë për të zbuluar identitetin e tij.
Volodymyr Zelensky e quajti vrasjen “të tmerrshme” dhe i shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të politikanit.
“Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravçenko, sapo kanë zbardhur rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të afërmit e tij.Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar në hetimin dhe kërkimin e vrasësit”, shkroi ai në Telegram.
Vrasësi, i maskuar si shpërndarës i ushqimeve, qëlloi tetë herë ndaj Parubiyt, më pas futi pistoletën në çantë dhe u largua me biçikletë elektrike.
Ukraine’s Minister of Internal Affairs Ihor Klymenko and Prosecutor General Ruslan Kravchenko have just reported the first known circumstances of the horrendous murder in Lviv. Andriy Parubiy was killed. My condolences to his family and loved ones.
All necessary forces and means…— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 30, 2025
Ndryshe, Parubiy drejtoi Parlamentin nga viti 2016 deri në 2019 dhe më herët shërbeu si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.
Në vitin 2016, Parubiy u zgjodh kryetar i Verkhovna Rada në vend të Volodymyr Groysman, i cili u zgjodh kryeministër i Ukrainës.
Ai shërbeu si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes nga shkurti deri në gusht të vitit 2014.
Po atë vit u bë një tentativë tjetër për vrasjen e Parubiy me një granatë luftarake.
Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme raportoi se atentati ishte përgatitur nga një punonjës i Shërbimit të Sigurisë së Personelit (UDO) nga koha e ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovychit.
Në vitet 2013–2014, gjatë Revolucionit të Dinjitetit, ai ishte komandant i Majdanit dhe drejtues i Mbrojtjes Vetjake të Majdanit. /Telegrafi/