Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli
Gjatë ditës së diel policia në Gjakovë ka dënuar një shofer, pasi në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, ai voziti me shpejtësi prej 154 km/h.
Përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetin social Facebook, policia bëri të ditur se ndaj shoferit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre muajsh.
“Më datë 24 gusht 2025, gjatë patrullimit me veturë inteligjente, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka evidentuar një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit. Në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, një veturë është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h. Përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, patrulla ka arritur ta ndalojë automjetin dhe, duke u bazuar në duke u bazuar në ligjin për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftim.