Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro

Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv/

Read Previous

Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, arrestohet një 31-vjeçar

Read Next

Kujtohen viktimat civile të masakrës në fshatin Korenicë të Gjakovës