Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së

Komisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet.

“kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”.

“Kemi 22 amendamente dhe mund të  konstatojmë se ky projektligj është për miratim”.

Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.

/KlanKosova/

Read Previous

AGK hap thirrjen për “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë – 2022″

Read Next

15 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë