Von Cramon: Nisma franko-gjermane për dialogun, mundësi e madhe drejt integrimit evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencë për media të hënën në Prishtinë, Von Cramon tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë nuk dha datë për heqjen e tyre.

Ajo tha se përveç Francës edhe disa shtete të tjera anëtare kanë rezervat e tyre.

Krahas këtyre, Von Cramon tha se e ka argumente të mira për shtyrjen e afatit të vendimit për targat, megjithatë shtoi se kupton edhe vendosmërinë e institucioneve të Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

​Shqipëria dhe Kosova përballen sot në kualifikimet për Evropianin U17 të vajzave

Read Next

Musk: Shërbimi i internetit satelitor në Ukrainë do të vazhdojë edhe nëse nuk financohet nga SHBA