“Koha që Ukraina të ketë president të ri”, thotë Trump pasi Zelensky dënoi marrëveshjen për naftë
Mërgim Vojvoda me Comon kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën ndaj Juventusit.
Como fitoi 2:0 në shtëpi në kuadër të javës së shtatë të Serie A.
Mesfushori nga Argjentina, Nico Paz, ishte prej më meritorëve që Como arriti t’i arkëtoj pikët e plota.
Paz asistoi te goli i parë në minutën e katërt të cilin e realizoi Marc Oliver Kempf.
Mesfushori 21-vjeçar pas asistimit e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 79-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, e kompletoi ndeshjen te Como.
“Zonjës së Vjetër” i mungoi sulmuesi Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.
Como është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit. Ka tri fitore dhe tri barazime.
Për Juven ishte disfata e parë pas pesë barazimeve radhazi.
Como dhe Juve kanë nga 12 pikë dhe janë në pjesën e epërme të tabelës./koha.net