Vlera e euros barazohet me atë të dollarit

Euro ka arritur të barazojë dollarin.

Një muaj më parë, Euro ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 20 vjet.

Monedha evropiane ra nën 0.99 dollarë në tregtimin e hershëm për herë të parë që nga viti 2002.

Kjo, përpara se të rikuperohej 0.4 për qind në 0.9912 dollarë.

Në terma të gjerë, rënia e euros lidhet më së shumti me aspektin e inflacionit të lartë në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të luftës në Ukrainë dhe ngërçit ekonomik që kjo krizë ka sjellë.

Sa i përket raporteve me lekun, përtej aspekteve të inflacionit, rol ka luajtur edhe mbingopja e tregut me valutën evropiane, për shkak të turistëve të shumtë të ardhur. /Albanianpost.com

Read Previous

KFOR: Nuk kemi ndonjë ndryshim në prezencën tonë në veri

Read Next

Dijon Kameri, talenti i jashtëzakonshëm që po shkëlqen me Salzburgun në Austri