Vitia takohet me ambasadorin gjerman, flasin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Përmes një komunikate për medie, thuhet se temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e MSh-së. /EO/

Read Previous

Kurti takohet me Lammy: Të luftojmë akterët malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit

Read Next

Banorët e Lugut të Cufadolit kërkojnë rregullimin e rrugës së dëmtuar