Vijon megaoperacioni i SPAK në Shqipëri

Vijon ende operacioni i policisë për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për arrestimin e personazheve të njohura të botës së krimit të përfshirë në vrasje dhe përgatitje atentatesh.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë të ditur se numri i personave në kërkim ka shkuar në rreth 50, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet në terren për kapjen e tyre.

Operacioni i nisur një ditë më parë është shtrirë në të paktën 5 qytete, nisur nga Tirana, Kruja, Lezha, Shkodra dhe Vlora.

Ndërkohë që autoritetet po komunikojnë edhe me strukturat homologe të vendeve të Bashkimit Europian, ku besohet se fshihen një pjesë e personave të shpallur në kërkim.

Hetimet e SPAK janë vijim e të ashtuquajturës dosja Metamorfoza dhe ka bazë komunikimet e këtyre personazheve në rrjetin e enkriptuar SKY. /tvklan.al

Read Previous

Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite

Read Next

Xavi thyen heshtjen, flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona