Vidhen gjëra materiale në Shoqatën e shurdhmemecëve në Gjakovë

Me datë 11.09.2021 në ora 18:20 policia ka pranuar informatën nga kryetari i shoqatës së shurdhmemecëve se në objektin e shoqatës së tyre ka ndodhur vjedhje. Policia menjëherë ka dalur në vendngjarje ku ka mbledhur prova per zbulimin e kryeseve të mundshëm. Ankuesi është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe sipas tij janë vjedhur disa ndërresa, topa, një bocë e plinit dhe jane shkaktuar dëme materiale nga demolimi ku sipas tyre vlera e dëmit sillet rreth 1000 euro. Njësia e hetimeve është duke punuar intensivisht që kryesit të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.

Kështu ka thënë për Televizionin Syri, shefi i sektorit të hetimeve në stacionin policor në Gjakovë.

Read Previous

​COVID-19, në spitalin e Gjakovës 55 pacientë me oksigjenoterapi

Read Next

​Dhuna ndaj grave në rritje, 1374 raste të raportuara në 2021