VIDEO/ “Perla” e Vojvodës ndihmon Torinon të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Italisë

Torino është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Feralpi Salo dhe protagonist në këtë sfidë për vendasit ishte edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ndërsa miqtë ndodheshin në avantazh 0-1, në minutën e 22’ Vojvoda realizon një super gol dhe i jep barazimin dhe qetësinë ekipit të tij.
Ndërsa rezultati i sfidës u vendos afër fundit, në minutën e 85’ me Ilic që shënoi golin e dytë për torinezët./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Trafikantët shqiptarë ‘inaugurojnë’ në Tik Tok rrugën e re të kalimit për në Angli, nga Spanja

Read Next

Sylvinho kërkon lojtarë që i përballojnë sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë, pak shpresa për Brojën