VIDEO/ I riu vendos rekord, luan me piano në fund të detit

Një YouTuber që luan piano në vende të pazakonta, pretendon se është i pari që i bie instrumentit plotësisht nën ujë.

I zhytur në det me pianon e tij, Joe Jenkins luajti Under the Sea nga The Little Mermaid i Disney ndërsa ishte në një udhëtim në Swanage.

Pianisti i cili ka më shumë se 4.15 milionë abonentë në YouTube tha se marifeti i kishte marrë dy vjet për të planifikuar.

Ai tha se nga ana logjistike, me shëndetin dhe sigurinë, kishte qenë një “sfidë e madhe”.

Në videon e tij të fundit, Jenkins, nga Bristol, mund të shihet i veshur me pajisje zhytjeje, duke përfshirë aparatin e frymëmarrjes, ndërsa luan një piano të verdhë që përdorte mekanizma plastikë në vend të drurit.

Jenkins tha se disa njerëz kishin tentuar një sfidë të ngjashme, si “një djalë që mori pianon e tij në det, por shkoi vetëm në gjysmë të tastierës”, por ai besonte se ishte i pari që luajti një piano pune të zhytur plotësisht nën ujë.

Në një bisedë me BBC Radio Bristol, Jenkins tha se video erdhi pasi dikush e “sfidoi” atë të provonte detyrën disa vjet më parë. /abcnews.al

Read Previous

Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Read Next

Eden Hazard pensionohet nga futbolli me Belgjikën