Trump thotë se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ‘dy javësh’, me ose pa marrëveshje
Pamjet dhe fotot nga disa vende në Spanjë, mbi të gjitha nga Valencia dhe rrethinat e saj, kanë marrë vëmendjen e rrjetit këto ditë.
Mbi 200 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij nuk i ngjajnë më vendit ku jetonin dikur njerëzit.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga Paiporta, komunë që gjendet në provincën e Valencias.
Në video shfaqen vetura që ende lëvizin në rrugë, por shumë shpejt pas kësaj, një sasi e madhe uji fillon të vërshojë rrugët, duke i detyruar shoferët të ndalojnë.
Në vetëm pak sekonda, rrugët u zhytën plotësisht në ujin me baltë dhe disa mbetje filluan të lundronin.
Që atëherë banorët e zonës nisën të iknin dhe në sfond dëgjoheshin sirenat e shërbimeve të ndryshme të shpëtimit. /Euronews.al/