Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE vizitojnë KQZ-në

Shefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve, Lukas Mandl me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Vëzhguesit e BE-së janë pritur nga anëtarët e KQZ-së, Alim Rama, Sami Kurteshi, Florian Dushi, Cemajl Kurtisi dhe Fazli Stollaj.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social të këtij misioni.

/KlanKosova.Tv/

Read Previous

ShBK donacion prej 50,000 euro për mbështetjen e procesit të vaksinimit në Kosovë

Read Next

Gratë afgane nuk lejohen të japin mësim ose të ndjekin Universitetin e Kabulit