Vetëm këtë javë në QMF “Emin Duraku” janë ofruar 20 vizita dhe mbi 50 shërbime

Ka më shumë se shtatë muaj që Qendra e Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” ka hapur dyert me qëllim që të ofrojë shërbime mjekësore për të prekurit me virusin Covid-19. Lumturije Kamberi, specialiste  e mjekësisë familjare ka thënë se këtë javë numri i pacientëve është rritur. Krejt kjo si rrjedhojë e tubimeve të shumta që janë mbajtur kohëve të fundit.

Kamberi ka përcjellë apelin e njëjtë te të gjithë qytetarët. Të kenë kujdes të shtuar, t’i respektojnë masat sepse virusi vazhdon të jetë në mesin tonë.

Read Previous

KF Vëllaznimi- KF Malisheva, të dielën drejtpërdrejt në TV Syri

Read Next

Mësimi në shkollë më efikas për nxënësit