Vendi ku çdo 90 sekonda prodhohet një motor i ri

Në Indi, çdo 90 sekonda prodhohet një motor i ri. Një fabrikë “startup” në Hosur, një qytet në jug të Indisë, ka bërë bujë së fundmi për shkak të rekordit që ka vendosur në linjën e prodhimit, duke bërë gati një motor elektrik për çdo 90 sekonda. Rezultati i këtij revolucioni në industri ka qenë rritje rekord e shitjeve. “Motorët po kalojnë me shpejtësi të çmendur nga karburanti te elektriciteti”, thotë menaxheri i kompanisë.

3 vite më parë kompania shiste rreth 200 motorë në muaj. Ndërsa tani, kjo shifër ka arritur në 15 mijë.  Në shtetin me më shumë banorë në botë, mjetet motorike me 2 ose 3 rrota janë më të përdorurit për transport personal, katër herë më shumë se makinat. Për të ndihmuar këtë industri, procedurat e regjistrimit janë lehtësuar dhe çmimi i motorëve elektrikë shkon deri në 1000 dollarë. Vitin e kaluar në Indi u shitën 1 milionë motorë elektrikë, gjithsesi një shifër modeste krahasuar me 250 milionë mjetet motorike me 2 ose 3 rrota që qarkullojnë në rrugët e vendit. /alsat.mk/

Read Previous

Moti për ditët e fundit të gushtit

Read Next

Ndeshjet e Europianit, Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në sulm