Vdes një person si pasojë e një aksidenti në Suharekë

Një person ka humbur jetën në fshatin Peqan të Suharekës, pas goditjes nga një kamionetë.

Rastin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Telegrafi/

Read Previous

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

Read Next

OKB kërkon 600 milionë dollarë për të shmangur krizën humanitare në Afganistan