Vdes ish-senatori amerikan Lieberman, ai kishte vizituar Kosovën në vitin 2007

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën.

Ai ishte amerikani i parë hebre që u nominua për një post të lartë të vendit nga një parti e madhe si ajo demokrate, raporton politico.

Familja e Lieberman deklaroi se ai vdiq për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Në vitin 1998, senatori Lieberman ishte një avokat i zëshëm i ndërhyrjes ushtarake të ShBA-së për të ndaluar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai iu bashkua senatorit John McCain në sponsorizimin e një rezolute që autorizonte përdorimin e forcës kundër diktatorit serb Slobodan Millosovic, e cila u ndërmor me sukses nga ushtritë e ShBA-së dhe NATO-s.

Ndër të tjera,më 29 mars 2007, Senatori Lieberman prezantoi rezolutë me të cilën kërkohej që Shtetet e Bashkuara të mbështesin pavarësinë e Kosovës. Aty thuhej që “nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miraton një rezolutë që mbështet propozimin e Ahtisaarit në kohën e duhur, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera në unison duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”. 

Read Previous

Kosovës i hapet rruga për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, cilat janë procedurat e mëtutjeshme

Read Next

Tetë mjekë dhe dy profesorë s’e kanë deklaruar fare pasurinë, ja lista