Vdekja e 24 vjeçarit në një poligon të shenjtërisë në Obiliq, Policia: Dyshohet ta ketë qëlluar vetën

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 24 vjeçarit në Obiliq.

Sipas policisë dyshohet se viktima ka qëlluar vetën me armë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

/Telegrafi/

Read Previous

Gexha-Bunjaku dhe përfaqësuesi i OBSH-së për Evropën diskutojnë për situatën epidemiologjike në vend

Read Next

SBAShK-u pritet t’i pezullojë protestat, i jep afat qeverisë për Ligjin e pagave