Varianti i ri i koronavirusit quhet “Mu”?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi  se është duke  monitoruar një variant të ri të koronavirusit të quajtur “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Mësohet se ky variant ka mutacione të cilin e bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave, siç ishte rasti me Betën. Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes studimi”. OBSH bëri të ditur se do të duheshin më shumë studime për të mësuar rreth këtij varianti.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, pësojnë ndryshime gjatë kalimit të kohës. Por disa mutacione mund ta bëjnë sëmundjen akoma më të rrezikshme duke sfiduar imunitetin e siguruar nga vaksinat dhe ilaçet.

Në gjithë botën ekziston një shqetësim për Shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit. Personat e pavaksinuar mbeten kategoria më e rriskuar përballë varianteve të reja virale.

Read Previous

Ministri Mehaj: Kemi bërë dhurimin e 60 mijë maskave për afganët, në ShSKUK dërgojmë sot 72 shtretër

Read Next

Ky është mesazhi i Griezmann për tifozët e Barcelonës pas rikthimit te Atletico Madrid