Varianti Delta shkakton kufizime të reja të udhëtimit nëpër Evropë

Portugalia dhe Gjermania kanë vendosur kufizime të reja të udhëtimit, si përpjekje për të reduktuar mundësitë e përhapjes së variantit Delta, i cili u raportua për herë të parë në Indi.

Nga e hëna, britanikët e pavaksinuar që udhëtojnë në Portugali do të duhet të kalojnë nëpër karantinë të detyrueshme për dy javë, sipas një urdhri të botuar nga qeveria Portugeze.

Sipas rregullave të reja, kushdo që udhëton në Portugalinë kontinentale nga ajri, toka ose deti, do të duhet të dëshmojë se është vaksinuar plotësisht ose duhet të izolohet, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.

Masat vijnë pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kritikoi Portugalinë javën e kaluar për lejimin e turistëve britanikë për të udhëtuar në vend midis mesit të majit dhe fillimit të qershorit, ndërsa varianti Delta po qarkullonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Portugalia u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që njoftoi se varianti Delta tani ishte dominues në territorin e saj.

Me këtë rast, edhe Gjermania ka kufizuar hyrjet nga Portugalia dhe Rusia. Ky vendim erdhi pasi Instituti Robert Koch klasifikoi të dy vendet si ‘’zona të ndryshme të variantit’’

Vetëm qytetarët dhe banorët gjermanë do të lejohen të hyjnë përsëri në vend me kusht që të kalojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore, madje edhe për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Read Previous

Kanadaja regjistron temperaturën rekord, 44.6 gradë celsius

Read Next

​Arrijnë në Kosovë dozat e para Pfizer të blera nga Qeveria