Uzuni i pandalshëm në SHBA, shënon nga goditja e dënimit në fitoren e pastër të Austin

Myrto Uzuni vijon të jetë vendimtar në SHBA me ekipin e tij të Austin.

30-vjeçari arriti të shënonte në shtesën e pjesës së parë me një goditje dënimi në fitoren 2-0 ndaj Houston në shtëpi.

Gjuajtja e fortë e beratasit u devijua nga muri, për të nxjerrë jashtë loje portierin dhe për të përfunduar në rrjetë për 2-0.

Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon në MLS. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të dhurojë edhe një asist./express

Read Previous

Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazhdon të jetë në shënjestër

Read Next

CNN: Oficeri i Shërbimit Sekret që u qëllua me armë lirohet nga spitali, e shpëtoi jeleku balistik