Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, i cili vetë humbi dy herë ndaj Oleksandr Usyk, kohët e fundit i është bashkuar në Kiev ekipit të stërvitjes së ukrainasit.
Usyk e ka mirëpritur Joshuan në ekipin e tij. “Ne ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne ndihmojmë, punojmë dhe bëjmë shaka. Është një kohë e mrekullueshme. Më parë ishim rivalë, kundërshtarë, tani jemi miq“, tha Usyk.
Përveç Joshua, ukrainasi ka mposhtur dy herë edhe Tyson Fury, që së fundi ka ftuar Joshua në duel, në një derbi britanik. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por Usyk mendon se kjo sfidë do të zhvillohet në të ardhmen.
“Mendoj se AJ do të duelojë”, tha Usyk, që mund të jetë edhe në krahun e Joshua për sfidën me Fury. Këtë gjë e konfirmoi edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn, që tha: “Është një lajm i madh. Nuk do të habitem”.
“Ai patjetër do të jetë një ndihmë, si mund të jetë diçka tjetër përveçse një ndihmë? Padyshim që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por është një ndeshje për të cilën të gjithë jemi të sigurt“, shtoi Hearn.
Ai zbuloi se stërvitja me Usyk po bën një ndryshim të rëndësishëm për Joshua. “Së pari, përgatitja është e jashtëzakonshme. Të jesh pranë luftëtarit më të mirë në sport është e jashtëzakonshme dhe atij i pëlqen shumë“, tha Hearn.
Hearn shtoi: “Mendoj se Usyk do ta çojë Joshua në një nivel krejt të ri. Së bashku me Oleksandr Usyk dhe ekipi i tij që e kanë mposhtur Tyson Fury dy herë. Është një përzierje e këndshme, është një dinamikë e këndshme dhe AJ është shumë i lumtur”.
“Është një lloj tjetër energjie, ka një lloj tjetër qëllimi për Joshua tani. Ai po lufton për më shumë sesa titujt, ai po lufton edhe për shumë gjëra personale që ndodhën në jetën e tij. Jemi shumë krenarë për të dhe do ta bëjmë këtë dhe ai do ta mposhtë Tyson Fury“, tha Hearn. /Telesport.al/