Ursula von der Leyen: Sulmet e reja ruse mbi Ukrainë, terror i pastër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se sulmet ruse me dronë dhe raketa mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë “terror i pastër” dhe “krime lufte”.

Kujtojmë që mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kanë shkatërruar 30 për qind të termocentraleve ukrainase që nga 10 tetori, kur filloi vala e re e sulmeve raketore mbi Ukrainën.

“Mbrëmë kemi parë që Rusia qëllimisht ka për objektiv infrastrukturën civile. Ky veprim ka shënuar kapitullin e ri në luftën mizore. Rendi ndërkombëtar është shumë i qartë. Janë krime lufte”, shtoi von der Leyen.

“Sulmet mbi infrastrukturën energjetike kanë për qëllim që burrat, gratë dhe fëmijët të ballafaqohen me mungesë uji, energjie elektrike dhe ngrohjes në kohën kur po vjen dimri, është terror i pastër dhe kështu duhet ta quajmë”, shtoi e parë e Këshillit Evropian.

Kujtojmë që në këto sulme mbi qytetet ukrainase, rusët përdorën dronët iranian Shahed-136, të cilët i kishte porositur nga Teherani dhe që njihen si dronë kamikazë.

Ata janë të punuar enkas për të shkaktuar sa më shumë dëme, dhe ashtu edhe veproi Rusia gjatë sulmeve në Ukrainë.

/Telegrafi/

Read Previous

​Osmani pas vizitës në Onkologji: Shëndetësia, prioritet mbi prioritete

Read Next

Trupi gjykues pritet të caktojë datën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës