• 5 October, 2022

Universiteti “Fehmi Agani” akreditohet edhe me 6 programe të reja

Është riakredituar Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në programet aktuale dhe gjashtë programe të reja  për periudhën tri vjeçare nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në Kosovë. Rektori i këtij institucioni Artan Nimani tha se kjo ka ndodhur si rezultat i sukseseve dhe cilësisë së këtij universiteti si dhe kushteve të plotësuara konform kërkesave të vendosura nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit.

Një tjetër sukses i Universitetit të Gjakovës është edhe anëtarsimi në Këshillin Amerikan për Arsimin – American Council on Education (ACE). Rektori i këtij institucioni akademik u shpreh se ndihet i lumtur me këtë progres, duke e vendosur Universistetin e Gjakovës si të vetmin universitet në vend dhe rajon që është anëtarësuar në këtë organizatë.

Theksojmë se në fillim të muajit gusht pritet të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinjë në vitin e ardhshëm akademik. Zgjedhjet e tyre do të jenë të ndryshme e sidomos me programet e reja të akredituara të cilat gjithsesi janë në përputhje me kërkesat e tregut në komunën tonë.

Read Previous

Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell?

Read Next

5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë