Ulutash takon Elshanin: Diskutojnë për sigurinë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutash, u takua me Zëvendës Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës për Veri, Nënkolonel Veton Elshani.

Në njoftim thuhej se takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të Gjeneral Ulutaş me homologët e tij institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Angazhime të tilla të rregullta janë një element kyç për të ofruar një pasqyrë të vlefshme të drejtpërdrejtë mbi realitetet lokale, për të nxitur besimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësinë e KFOR-it për të përmbushur në mënyrë efektive mandatin e tij”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Arsenal, favorit absolut në të gjitha garat këtë sezon

Read Next

FFK mohon dënimin nga UEFA: Nuk ka keqpërdorim fondesh, raportimet janë të pavërteta