Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Forcat ukrainase kanë kryer një sulm me dron në Moskë të hënën, ka bërë të ditur një zyrtar i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.
Sulmi me dron goditi dy ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë, duke përfshirë një ndërtesë pranë ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Kryebashkiaku i Moskësm Sergei Sobyanin tha se sulmet ukrainase nuk shkaktuan viktima apo dëme serioze, shkruan CNN.
“Në mëngjesin e 24 korrikut, një përpjekje e regjimit të Kievit për të nisur një sulm terrorist duke përdorur dy mjete ajrore pa pilot kundër objekteve në territorin e qytetit të Moskës u pengua”, tha ministria në Telegram.
Në zonën ku u krye sulmi është Inteligjenca Ushtarake e Jashtme ruse, e njohur si GRU, njësia 26165, e cila kryen aktivitete kibernetike, sipas burimeve të shumta perëndimore, thotë CNN. /Klankosova.tv