UFC-328 | Dy duele për titull, vëmendja te përballja Chimaev-Strickland

Këtë fundjavë, në Nju Xhersi, do të zhvillohet eventi UFC-328 në artet marciale mikse. Një tjetër event interesant, me dy duele për titullin kampion bote, të dyja për meshkuj.

Në peshën e mesme, kampioni në fuqi, rusi Khamzat Chimaev (15 fitore e asnjë humbje), do të mbrojë për herë të parë titullin kampion, që fitoi në gusht të vitit të kaluar. Ai do të duelojë me amerikanin Sean Strickland (30 fitore e 7 humbje).

Strickland ka qenë tri vite më parë kampion në këtë Divizion dhe do të kërkojë të rikthehet në majën e kësaj peshe.

Dueli tjetër për titull është ai i peshës “flyweight” (pesha deri 57kg). Kampioni në fuqi, amerikani Joshua Van (16 fitore e 2 humbje) do të përballet me japonezin Tatsuro Taira (18 fitore e 1 humbje).

Në total, në këtë event do të zhvillohen 13 duele, por dy sfidat e titullit priten me interes nga fansat.

UFC-328, duelet kryesore

  • Khamzat Chimaev – Sean Strickland (World Middleweight Championship)
  • Joshua Van – Tatsuro Taira (World Flyweight Championship)
  • Alexander Volko – Waldo Cortes-Acosta
  • Sean Brady – Joaquin Buckley
  • King Green – Jeremy Stephens

/Telesport.al/

Read Previous

Viti i parë i Papa Leo XIV – tradita dhe angazhimi për paqen

Read Next

​Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Gjykatën Speciale?