UFC-326 ofron spektakël për titullin “BMF”

Këtë fundjavë do të zhvillohet në Las Vegas eventi UFC-326 në artet marciale mikse. Edhe pse nuk ka asnjë duel për titull, ky event mbetet i veçantë. Sfida kryesore do të jetë ajo për titullin BMF (baddest motherfu*ker), një titull simbolik i MMA-së.

Kampioni në fuqi Max Holloway (27 fitore e 8 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin ndaj brazilianit Charles Oliviera (36 fitore, 11 humbje e 1 duel pa rezultat). Për amerikanin kjo do të jetë hera e dytë që e mbron këtë titull.

Interesant fakti se dy luftëtarët do të përballen sërish në kafaz 11 vjet nga hera e fundit. Holloway e ka mundur Oliviera në sfidën e vitit 2015 (UFC Night Fight, në gusht të atij viti), asokohe me KO teknik në raundin e parë.

Një përballje që pritët të jetë interesante, pasi do të duelojnë dy ish-kampionë bote. Ata do të përballen në peshën e lehtë. Në këtë event, në kafaz do të ngjitet edhe një tjetër ish-kampion bote, Cody Garbrand.

UFC-326, duelet kryesore

  • Max Holloway – Charles Oliviera
  • Ciao Borralho – Reiner de Ridder
  • Rob Font – Raul Rosas Jr
  • Drew Dober – Michael Johnson
  • Gregory Rodrigues – Brunno Ferreira
  • Cody Garbrandt – Xiao Long

/Telesport.al/

Read Previous

Si i emërton SHBA-ja operacionet ushtarake?

Read Next

OVL-UÇK: Thellësisht fyese të mos ftohemi në seancën solemne për Epopenë